Letër ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit

Drejtuar:
-Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës
-Miqve, bashkëpunëtorëve, familjarëve 

LETËR NGUSHËLLIMI

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, shprehë ngushëllimet më të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të studiuesit të shquar, albanologut dhe veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Idriz Ajeti.
Vepra e akademik Idriz Ajetit mbetet një nga shtyllat kryesore të dijes albanologjike, si një trashëgimi e pasur shkencore dhe kulturore, e cila nuk do të shuhet kurrë. Rrugën e trasuar nga ai dhe gjenerata e ndritur e tij do të na shërbejë si një thesar i pasur që ravijëzon rrugën tonë drejt avancimit të shkencës.
Ngushëllimet më të sinqerta për komunitetit akademik shqiptar, miqtë, bashkëpunëtorët dhe familjarët e emrit të madh të dijes – Idriz Ajeti.

Me respekt,
Dr. Skender Asani, drejtor

Shkup, 14.02.2019

Shikoni gjithashtu

75-VJETORI I ARKIVAVE TË PËRGJITHSHME TË SHQIPËRISË, VLERËSOHET LARTË PARTNERITETI I ITSHKSH

E përbashkëta e këtyre  aktiviteteve dhe takimeve ishte se kontributi që po jep ITSHKSH, kalon …