ITSHKSH, ME PROJEKTE KONKRETE MË AFËR VATIKANIT

Shkup, 22. 07. 2024 – Drejtori i ITSHKSH-së dr.Skender Asani sot takoi z. Gabriele Pao-Pei Andreoli, Presidentin e IASC (Institutit për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunime), me seli në Vatikan. Ky ishte një rast i mirë që ai shfrytëzoi për të sjellë në vëmendjen e një përfaqësuesi të Vatikanit gjithë gamën e angazhimeve e veprimtarive të ITSHKSH, duke potencuar me këtë rast preokupimin e vazhdueshëm për një ndërveprim shkencor e institucional në ndriçimin dhe afirmimin e trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze, punë kjo që është bazament i Departamentit me të njejtin emër në kuadër të Institutit tonë. Me këtë rast z. Andreoli u njoftua se ne si Institut kemi ngritur iniciativë deri te institucionet shtetërore që emri dhe vepra e Nënës Tereze të mbrohen me ligj, duke e shpallur atë “aset shtetëror” .

Z. Andreoli u shpreh i entuziasmuar me punën që po bën ITSHKSH dhe tregoi gatishmëri që bashkëpunimi ynë me Vatikanin në të ardhmen të zhvillohet sipas një dinamike dhe ecurie që do të koordinohet në javët dhe muajt në vijim.

Për ta bërë më të afërt vokacionin shkencor e hulumtues të ITSHKSH, mysafirit nga Vatikani drejtori Asani i dhuraoi atij disa tituj të veprave të botuara, të cilat do të jenë pjesë edhe e bibliotekës së Institutit për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunime, me seli në Vatikan. 

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …