DEPARTAMENTI PËR HULUMTIMIN E HOLOKAUSTIT TË ITSHKSH-SË MERR PJESË NË SHËNIMIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËRKUJTIMORE

26 janar 2024 – Sot, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RMV-së u shënua Dita ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit, ku paneliste ishte dhe shefja e Departamentit për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit në ITSHKSH, Maja Susha.

Në drejtim të fjalimeve dhe kumtesave senzibilizuese nga Sekretari i MPJ-së, ambasadorja e Izraelit Simona Frankel dhe ambasadorja e Kroacisë dhe shefe e IHRA-s Nives Tiganj , Susha elaboroi rreth rëndësisë së madhe që ka edukimi për Holokaustin në parandalimin e pasojave të diskriminimit dhe në aftësimin për të identifikuar kontekste të ngjashme me të kaluarën ku mund të cenohet dinjiteti i një grupi të caktuar.

Gjthashtu, ajo prezantoi dhe punën e përkushtuar të Departamentit në kuadër të ITSHKSH-së, si botimet e monografive dhe rekomandimet e IHRA-s për edukimin rreth Holokaustit, që në frymën me të cilën u themelua departamenti para tre vjetësh, synojnë të nxisin një mendim të ri kritik në shoqëri dhe zbardhjen e historisë së viktimave, në veçanti të hebrenjve të Maqedonisë së Veriut.

Puna e ITSHKSH-së këtë drejtim do të vijojë fuqishëm pasi rritja e tolerancës dhe ndërgjegjësimit krijon një shoqëri etike dhe të përgjegjshme që u kundërvihet tendencave ekstremiste.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shikoni gjithashtu

MOTHER TERESA COMMITTED TO THE IDEA THAT THE MAN SHOULD NOT REMAIN LIKE A SKELETON WITHOUT HUMAN FEELINGS

  According to Mother Teresa, human nature needs the spiritual side more than the material, …