ASANI DHE SUMA FIRMOSËN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Hani i Elezit, 8 prill 2019 – Në kuadër të shtrirjes së aktiviteteve hulumtuese-shkencore dhe kulturore jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, firmosi  marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Hanit të Elezit. Marrëveshja u nënshkrua në Komunën e Hanit të Elezit nga drejtori i Institutit, Skender Asani, dhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma. Marrëveshja e firmosur synon krijimin e bazës për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e promovimit të trashëgimisë kulturore, promovimi i veprimtarisë botuese, organizimi i tribunave dhe paneleve me interes të përbashkët në të cilat do të afirmohet ideja e bashkëpunimit ndërkufitar mes dy vendeve, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, etj. Asani dhe Suma u shprehën se institucionet shkencore dhe kulturore të dy anëve të kufirit duhet të bëjnë më shumë përpjekje që të krijojnë bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e kultures, sidomos mes të rinjve, sepse bashkëpunimi ndërshtetëror dhe rajonal është kusht për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Shikoni gjithashtu

МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА

Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …