Shkup, 17 shtator 2025 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup erdhi në vizitë ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut shkëlqesia e tij z. Florian Qehaja, i shoqëruar nga sekretari i tretë i ambasadës z. Nuhi Shala. Mysafirët në takim u pritën nga u.d. drejtor i Institutit Dr. Besnik Emini, Dr. Bukurije Mustafa dhe Haxhere Osmani. Në takim u bisedua për aktivitetet vijuese të Institutit dhe për aktivitetet e planifikuara. U diskutua për bashkëpunimin e gjertanishëm mes Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe institucioneve shkencore dhe arsimore që veprojnë në Republikën e Kosovës, për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me këto institucione si dhe për intensifikimin e shkëmbimeve të përvojave akademike.
Me këtë rast u diskutua edhe për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta mes Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushën në të cilën e ushtron veprimtarinë Instituti.