AMBASADA AMERIKANE NË SHKUP E MBËSHTET DREJTORIN SKENDER ASANIN DHE ITSHKSH-NË SI PARTNERË AFATGJATË

AMBASADA AMERIKANE NË SHKUP E MBËSHTET DREJTORIN SKENDER ASANIN DHE ITSHKSH-NË SI PARTNERË AFATGJATË

Shkup, 21 gusht 2024 – Drejtori ITSHKSH-së, Skender Asani, priti të hënën u.d zëvendësambasador dhe shefin e zyrës politike në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, z.Dejvid Majers. Veprimtaria shkencore e hulumtuese e Institutit, përfshirë edhe konferencat shkencore si dhe botimet e shumta, ishin temat kryesore të cilat drejtori Asani i shpalosi para diplomatit amerikan, duke e siguruar atë se Instituti që ai drejton vazhdon të mbetet promotor i nxitjes së dialogut dhe mirëkuptimit ndëretnik dhe ndërefetar. Ky është edhe diskursi, sipas Asanit, mbi të cilin mbështetet qasja e tij si drejtues dhe si studiues në hapjen e temave që shërbejnë si preventivë ndaj situatave e rrethanave të caktuara politike e shoqërore. Ai u shpreh se ka qenë e domosdoshme që ITSHKSH-ja të jetë imun ndaj ndikimeve të jashtme politike, sepse vetëm një institucion i depolitizuar garanton sukses dhe perspektivë, tha Asani.
Drejtori Asani e informoi diplomatin amerikan se ITSHKSH-ja me sukses po e krijon kulturën e dijes, me të gjitha premisat e metodologjive të avancuara shkencore. Dalja në tregun e gjerë të konkurrencës si dhe thellimi i bashkëpunimit vendor e rajonal, sipas drejtorit Asani, janë shtyllat kryesore mbi të cilat bazohet identiteti i punës shkencore-hulumtuese së ITSHKSH-së.
Diplomati amerikan, z.Dejvid Majers, gjatë takimit ka dhënë mbështetje për punën e gjithëmbarshme të ITSHKSH-së, dhe për kursin drejtues të drejtorit Asani, duke e konsideruar atë partner dhe bashkëpunues të politikave amerikane. Ai ka deklaruar që të ruhet autonomia e punës menaxhuese të ITSHKSH-së dhe me këtë rast e ka përgëzuar drejtorin Asani për këmbëngultësinë në avancimin e kauzave shkencore e civilizuese përmes ITSHKSH-së, veprimtaria e të cilit, siç tha ai, vazhdon të mbetet në fokusin e vëmendjes së Ambasadës amerikane në Shkup.

Shikoni gjithashtu

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

Sipas Nënës Tereze natyra njerëzore ka nevojë më tepër për anën shpirtërore sa sa materiale …