Shkup, 05 shkurt 2026. Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup gjatë ditës së sotme u.d. drejtori i Institutit prof. dr. Besnik Emini priti në takim pune drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës z. Granit Osmanin, të shoqëruar nga Shpresa Zeqiri Ibrahimi dhe Jeton Sulejmani.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të programeve të punës së dy institucioneve. Gjatë takimit u shkëmbyen informacione rreth aktivisteve vijuese dhe për realizimin projekteve me bashkëpunim të ndërsjellë. Agjencia e Zbatimit të Gjuhës jep një kontribut të rëndësishëm në avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, sidomos në përkthimin e ligjeve të ndryshme që miratohen në vend. Gjatë takimit u vu theksi në rëndësinë që të shënohen bashkërisht data të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe si pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore.

ITSH Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup