SHËNOHET PËRVJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS

SHËNOHET PËRVJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS

Shkup, 26.08.2025 – Sot, në qendër të Shkupit pranë pllakës përkujtimore kushtuar Nënë Terezës u.d. drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve Dr. Besnik Emini dhe rektori i Universitetit “Nënë Tereza” shënuan 115-vjetorin e lindjes së nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza. Me rastin e këtij përvjetori u vendosën lule në shenjë kujtimi për veprimtarinë e saj humane.
Për nder të veprës së Nënë Terezës, në qytetin e saj të lindjes në Shkup disa institucione mbajnë emrin e saj, për të kujtuar veprën dhe përkushtimin e saj për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Pas vendosjes së luleve pranë pllakës përkujtimore në qendër të Shkupit vijuan aktivitetet e përbashkëta mes Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza” me një panel Diskutimi me Temë: “Nënë Tereza dhe trashëgimia e saj” në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza”.

Shikoni gjithashtu

Studiues të Institutit në ekspeditë kërkimore në fshatin Sallarevë

Shkup, 27 gusht 2025 -Një grup studiuesish nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të …