Drejtori Asani u takua me ministren Janevska në MASh

Shkup, 17 janar 2025 – Sot me ftesë të ministres së Arsimit dhe Shkencës së RMV-së, prof. dr. Vesna Janevska, me këtë të fundit zhvilloi një takim pune drejtori i ITShKSh-së, prof. dr. Skender Asani.

“Gjatë këtij takimi, i prezantova punën që po zhvillon Instituti në shumë dimensione, duke përfshirë avancimin shkencor, por edhe investimin konkret në harmoninë e marrëdhënieve ndëretnike dhe fetare në Maqedoni”, u shpreh Asani.

Ministrja Janevska u shpreh e kënaqur nga ky takim dhe shprehu gatishmërinë e saj për të përkrahur angazhimet hulutuese – shkencore dhe botuese të Institutit, sikurse të gjitha instituteve tjera të nivelit të tillë në vend.

Shikoni gjithashtu

Botimet e Institutit në Panairin e 5-të Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor

Tiranë, 22 prill 2026. Sot u hap Panairi i 5-të Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe …