Shkup, 17 janar 2025 – Sot në Instituti e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të
Shqiptarëve, u bë prezantimi i punës kërkimoro-shkencore dhe botuese, ngjarje kjo që
përkon me shënimin e dy përvjetorëve të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare :
557-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, si dhe 43-vjetorin e vrasësjes
së vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Të pranishëm në këtë prezantim, përpos studuesve dhe intelektualëve, ishin edhe
përfaqësuesja e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, zonj. Elda Bakiu si dhe Dr. Teuta
Shala, drejtoreshë e Institutit të Historidsë “Ali Hadri” nga Prishtina.
Drejtori i ITSHKSH-së, Prof. dr Skender Asani, tha se këtë prezantim kemi mundur ta
bëjmë të shkëputur nga përvejtorët e sipërpërmendur, mirëpo ne kemi zgjedhur, tha ai,
pikërisht këto dy ngjarje, për t’i inkorporuar në kujtesën dhe në vëmendjen tonë si
studiues, por edhe si publik më i gjerë, sepse vetëm duke iu rikthyer të kaluarës së
lavdishme, ne mund ta trasojmë të ardhmen më të sigurt dhe më të dinjitetshme.
“Dhe kur jemi te lavdia, një emër që nderoi jo vetëm kombin tonë, por edhe vlerat
qytetëruese evropiane, ishte pa dyshim Gjergj Kastrioti Skenderbeu, figura e të cilit tani
nuk na frymëzon për beteja ushtarake, por për beteja kulturore e civilizuese. Nëse
Gjergj Kastrioti në mesjetë arriti të bashkojë principatat arbërore rreth një kauze
çlirimtare, ne sot mbi atë kauzë mund të ndërtojmë një vizion të ri, duke u bërë bashkë
rreth vlerave euro-atlantike, si udhërrëfim i përpjekjeve tona për një garë të shëndoshë
në fushën e dijes, progresit dhe bashkëjetesës qytetare e fetare”, nënvizoi Asani, duke
shtuar se ITSHKSH edhe vitin e kaluar, përmes një pune intensive kërkimore-
shkencore, që si produkt final pati botimet me interes të posaçëm, konferencat
shkencore si dhe një sërë manifestimesh kulturore-shkencore, u etablua fuqishëm në
agorën e shkencave albanologjike dhe dijeve interdisiplinare. Për rrjedhojë, Instituti ynë,
tha Asani, pikërisht në vitin paraprak u tregua një partner dinjitoz dhe kredibil në
trekëndshin Shkup-Prishtinë-Tiranë, duke sjellë mjadje edhe ide e nisma mjaft kreative,
që u vlerësuan lart nga bota shkencore e akademike si nga vendi, ashtu edhe nga
rajoni dhe më gjerë. Botimet tona u prezantuan në Akademinë e Shkencave dhe Arteve
të Shqipërisë dhe krahas kësaj, në katedrat universitare dhe tribunat e institueve
shkencore të Prishtinës dhe Tiranës, studiuesit tanë u prezantuan denjësisht nëpër
konferenca e tubime tematike shkencore, theksoi Asani.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Dr. Teuta Shala, drejtoreshë e Institutit të Historisë “Ali
Hadri” nga Prishtina, tha se sot është një moment i veçantë, ku gjej mundësinë të
shpreh mirënjohjen dhe faleminderimet më të sinqerta për bashkëpunimi me ITSHKSH-
në, të cilin ajo epërgëzoi për punën kërkimore-shkencore dhe botuese përgjatë viti
2024.
Në emër të Ambasadës së Shqipërisë, foli diplomatja, zonj. Elda Bakiu, e cila shprehu
mirënjohjen për bashkëpunimin me ITSHKSH-në, duke veçuar disa aktivitete të
përbashkëta, siç ishte distribuimi i abeteres së unifikuar, një kontribut ky që është
konform kërkesave për një unifikim edhe më të madh të programeve shkollore në
mbarë hapësirën shqiptare.
Për veprimtarinë kërkimoro-shkencore të ITSHKSH-së, foli sekretari shkencor, Prof.dr.
Sefer Tahiri, i cili në mënyrë telegrafike i përmendi aktivitet dhe ngjarjet që përshkuan
viitin 2024, ndërkraq mbi veprimtarinë botuese të ITSHKSH-së , foli kryetari i Këshilllit të
ITSHKSH-së, Prof.dr. Sevdail Demiri.