Shkup, 15 maj 2026. Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve u promovua romani “Lamtumirë Bukuresht”, i autorit Remzi Murati. Në mesin e mysafirëve të pranishëm në këtë promovim ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut z. Afrim Gashi. Para të pranishmëve fjalë mirëseardhëse mbajti u.d. drejtori i Institutit Dr. Besnik Emini, ndërsa për përmbajtjen e romanit foli recensenti Prof. Dr. Avzi Mustafa, i cili theksoi rëndësinë e që të nderohen figura historike të lëna në haresë, siç është rasti i Neshyt Limanhoxhës, personazhit kryesor të këtij romani.
Para të pranishmëve foli edhe autori i romanit z. Remzi Murati i cili vuri theksin mbi frymëzimin për ta shkruar këtë roman dhe që pikërisht atë t’ia kushtojë Neshyt Limanhoxhës, këtij veprimtari që veproi një kohë në Rumani dhe që përfundoi jetën tragjikisht në Shkup në vitin 1917. Për autorin dhe krijimtarinë e tij letrare foli edhe Hamit Memeti, i cili i autorit i dëshiroi suksese të mëtejshme në punën e tij dhe në veprimtarinë krijuese.
Këtë promovim me luajtjen e disa pikave muzikore instrumentale e begatuan me kitarë dhe violinë muzikantët Driton dhe Rron Sulejmani.
Aktori Ylber Murtezani para të pranishmëve lexoi fragment nga romani “Lamtumirë Bukuresht”.







ITSH Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup