Tribunë shkencore me rastin e 120 vjetorit të Komitetit të Fshehtë të Manastirit

Manastir, 20 nëntor 2025. Në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir me një tribunë shkencore u shënua 120 vjetori i Komitetit të Fshehtë të Manastirit dhe 166 vjetori i lindjes së Fehim Zavalëanit. Në këtë tribunë morën pjesë Nuer Asllani, drejtor i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, prof. dr. Besnik Emini, u.d. drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe prof. dr. Nebi Dervishi.
Para të pranishmëve prof. dr. Nebi Dervishi lexoi referatin e tij për historikun e Komitetit të Fshehtë të Manastirit dhe rëndësinë e për lëvizjen kombëtare shqiptare që u zhvillua në Manastir si dhe për aktivitetin e këtij komiteti. Ai në referatin e tij theks të veçantë i kushtoi sfidave me të cilat u ballafaqua ky komitet dhe ndikimi i tij në Manastir. Prof. Dr. Besnik Emini foli për rolin e Fehim Zavalanit në Komitetin e Fshehtë të Manastirit dhe në aktivitetet e mëtutjeshme të tija, sidomos me themelimin e klubit “Bashkimi” në Manastir. në mbajtjen e Kongresit të Alfabetit në vitin 1908 dhe në themelimin e Shoqërisë Botonjëse Litarare në Manastir.
Ky aktiviteti ishte në organizim të përbashkët mes Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në kuadër të manifestimit kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit”-edicioni VII.

Shikoni gjithashtu

ITSHKSH HAP DITËT E ALFABETIT ME PËRKUJTIMIN E HISTORIANIT SHUKRI RAHIMI

E hënë, 17 nëntor 2025, Shkup. Edhe këtë vit Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore …