Studiues të Institutit në ekspeditë kërkimore në fshatin Sallarevë

Shkup, 27 gusht 2025 -Një grup studiuesish nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në përbërje Dr.Bukurije Mustafa, këshilltar shkencor, Dr. Rini Useini, bashkëpunëtor shkencor, Prof. Dr. Izaim Murtezani, këshilltar shkencor nga Instituti i Folklorit – Shkup, dhe Nexhati Dema, shofer, realizuan një ekspeditë hulumtuese nga fusha e etnologjisë dhe folklorit në fshatin Sallarevë të Komunës së Zhelinës. Atje u pritën nga arsimtari i fshatit Bajram Bajrami dhe nga disa banorë të fshatit. Në realizimin e ekspeditës ndihmoi edhe mësuesi në pension Uzeir Ashami nga fshati Zhelinë. Familja e Fejzulla Abdiut nga fshati Sallarevë mirëpriti punonjësit e Institutit dhe prezantoi kostumet popullore që i posedonte, të ruajtura me kujdes për disa dekada. Poashtu prezantoi edhe kostumet e reja të blera të nusërisë. Nikoqirët mikpritës shfaqën gatishmëri t’u përgjigjen pyetjeve të hulumtuesve dhe interesimit të tyre. Gjithashtu ata dhuruan disa pjesë të veshjeve popullore studiuesve tanë, që do të jenë në funksion të studimeve të mëtejshme të veshjeve artizanale të këtij vendbanimi.
I shprehim mirënjohjen tonë familjes Abdiu nga fshati Sallarevë dhe banorëve të tjerë të fshatit, si dhe bashkëpunëtoreve të tjerë që ndihmuan në realizimin e këtij hulumtimi në terren.

 

 

 

 

Shikoni gjithashtu

PANEL DISKUTIMI: “NËNË TEREZA DHE TRASHËGIMIA E SAJ”, ORGANIZUAR NGA UNT DHE ITSHKSH

Shkup, 26.08.2025 – Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, …