Shotë Galica mbledh institutet albanologjike të Prishtinës dhe Shkupit

Instituti Albanologjik – Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, organizojnë konferencën shkencore me temë: “Veprimtaria atdhetare e Shotë Galicës”.

Konferenca i zhvillon punimet në Prishtinë, më 21 dhjetor 2017.

Këshilli organizues: Hysen Matoshi, Skënder Asani, Sala Ahmetaj, Xhavit Jashari, Xheladin Shala.

 

PROGRAMI

21 dhjetor, e enjte, në orën 10:00

Fjala e hapjes: Hysen Matoshi, Skënder Asani.

 

SEANCA E PARË, në orën 11:00

Drejtojnë punimet: Shefkije Islamaj, Jakup Krasniqi, Izaim  Murtezani

  1. Xheladin Shala, Shotë Galica – zëdhënëse e ndërgjegjes kombëtare
  2. Kudusi Lama, Kujtesa historike për figurat kombëtare
  3. Shefkije Islamaj: Shotë Galica – një vështrim ndryshe
  4. Jakup Krasniqi, Përmasa e ndikimit të Shotë Galicës në edukimin e brezave
  5. Sabile Basha, Kontributi i Shotё Galicës në lëvizjen kombëtare shqiptare
  6. Ibrahim Çitaku, Shotë Galica – heroinë e Kombit
  7. Hakif Bajrami, Figura tredimensionale e Shotë Galicës, Marije Shllakut dhe Xhevë Lladrovcit
  8. Limon Rushiti, Shotë Galica në lëvizjen nacionalçlirimtare kaçake

 

SEANCA E DYTË, ora 15:00

Drejtojnë punimet: Xheladin Shala, Sabile Basha, Lush Culaj.

  1. Sala Ahmeti, Metafora Shotë
  2. Adem Zejnullahu, Figura e Shotë Galicës në epikën historike
  3. Izaim Murtezani, Shotë Galica – mes këngës dhe historisë
  4. Mehmet Rukiqi, Shotë Galica në traditën popullore
  5. Afërdita Dervishi, Lufta e Shotë Galicës dhe shteti shqiptar
  6. Behram Hoti, Figura e Shote Galicës në kujtesën historike
  7. Bedri Tahiri,

Fjala e mbylljes.

 

 

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …