R e a g i m
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, reagon ashpër dhe e dënon vandalizimin e trenit përkujtimor në projektin e nisur Qendra Përkujtimore “Bllacë 1999”.
Duke konsideruar se kjo qendër është metafora e vuajtjeve njëshekullore të shqiptarëve nga pushteti serb, që kulminuan me eksodin e vitit 1999, për neve përbën shqetësim serioz pakujdesia e institucioneve të Republikës së Kosovës, që lejojnë vandalizimin e përkujtimit të historisë shqiptare.
Bllaca është barometri jonë për të kaluarën shqiptare dhe për vuajtjet e pamatura e të panumërta që shqiptarët i kanë përjetuar në shekullin e kaluar, andaj pakujdesia ndaj saj është pakujdesi ndaj vetvetes sonë dhe heqja dorë prej saj është heqje dorë nga ndërgjegjja jonë kombëtare.
Prandaj, u bëjmë thirrje organeve të rendit të Republikës së Kosovës të shfaqin kujdes dhe të mos lejojnë baltosjen e këtillë të ndërgjegjes sonë të përbashkët.
Shkup, 17.11.2019 Dr. Skender Asani, drejtor