PROGRAMI I MANIFESTIMIT TRADICIONAL KULTUROR – SHKENCOR “DITËT E ALFABETIT” – EDICIONI VII – 2025

INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE – SHKUP

PROGRAMI I MANIFESTIMIT TRADICIONAL KULTUROR – SHKENCOR
“DITËT E ALFABETIT” – EDICIONI VII – 2025
14-22 Nëntor 2025

14.11.2025 (e premte), në Tiranë

Vizitë e organizuar e punonjësve të ITSHKSH-së në Panairin e Librit në Tiranë

17.11.2025 (e hënë), në Shkup

Akademi me rastin e 100-vjetorit të lindjes së historianit Shukri Rrahimi
Ora: 12:00
Vendi: ITSHKSH

18.11.2025 (e martë), në Shkup

Përurim i 11 vëllimeve të kolanës “Mid’hat Frashëri – Vepra të zgjedhura”, botuar nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo” në Tiranë
Ora: 13:00
Vendi: ITSHKSH

19.11.2025 (e mërkurë), në Shkup

“Kongresi i Manastirit në kujtesën kombëtare”
Ligjëratë nga prof. dr. Xhevat Lloshi
Ora: 12:00
Vendi: ITSHKSH

20.11.2025 (e enjte), në Manastir

Tribunë shkencore me rastin e 120 – vjetorit të Komitetit të Fshehtë të Manastirit
Ora:12:00
Vendi: Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir

21.11.2025 (e premte), në Shkup

Akademi solemne me rastin e Ditës së Alfabetit dhe përvjetorit të ITSHKSH-së, organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup

Ekspozitë me titull “Shtypshkronja dhe Kongresi”, kushtuar shtypshkronjës “Bashkimi i Kombit” – “Shtypshkronja Tregtare Ndërkombëtare” dhe delegatëve të Kongresit të Manastirit
Ora: 17:00
Vendi: Hotel “Aleksandar Palace”, Shkup

22.11.2025 (e shtunë), në Manastir

Tribunë shkencore përbashkimi përmes shkronjave “NJË KOMB, NJË GJUHË, NJË ABETARE”, organizuar nga ITSHKSH – Shkup, Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe – Manastir, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup dhe Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Manastir.

Ora: 11:00
Vendi: Manastir

Shikoni gjithashtu

Ekspozitë në Stamboll kushtuar objekteve të kultit islam në Shkup

Stamboll – Të premten më 24 tetor 2025, në Qendrën Kulturore të Komunës Fatih të …