Përkujtohet 112-vjetori i Çlirimit të Shkupit

Me rastin e 112-vjetorit të çlirimit të Shkupit nga ana e kryngritësve shqiptarë, drejtori i Institutit Skender Asani me kolegët e Departamentit të Historisë, nderuan dy figurat kyçe të kryengritjes, Hasan Prishtina dhe Isa Boletini.

Me këtë rast, ata vendosën lule para shtatoreve të dy kolosëve të kryengritjes në Shkup dhe Saraj.

Hyrja e kryengritësve shqiptarë në Shkup më 1912, përbën një nga momentet vendimtare historike që çuan drejt Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Shikoni gjithashtu

Botimet e Institutit në Panairin e 5-të Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor

Tiranë, 22 prill 2026. Sot u hap Panairi i 5-të Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe …