NXËNËS NGA GOSTIVARI E VIZITOJNË INSTITUTIN PËR TË MËSUAR PËR HISTORINË DHE KULTURËN SHQIPTARE

Sot, me datë 27 shtator, Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve e vizituan një grup nxënësish nga Shkolla Fillore “Faik Konica” e fshatit Debresh të Gostivarit. Të udhëhequr nga profesori i historisë, Lulëzim Farizi, dhe mësimdhënës të tjerë të kësaj shkolle, ata kishin mundësi të njiheshin me punën e Institutit dhe njëkohësisht edhe të mësonin më tepër rreth kulturës dhe historisë së shqiptarëve.

Vizita e tyre filloi nga kati i parë i objektit të ITSHKSH-së, ku ndodhet ekspozita mbi jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës, më pas vazhdoi në korrdioret e ekspozitës së përhershme për Kongresin e Alfabetit, ndërsa përfundoi në sallën “Woodrow Wilson” ku rreth gjuhësisë, historisë dhe arkeologjisë elaboruan dhe dy hulumtuesit shkencorë të Institutit, Zeqirija Ibrahimi dhe Sali Islami.

ITSHKSH, si një djep i kulturës, është i hapur gjithnjë që ta mbështesë arsimin e nxënësve të vendit tonë me informacione të dobishme, në mënyrë që të kontribuojë për një botëkuptim më të pasur të brezave të rinj lidhur me origjinën dhe vlerat e kombit të tyre.

 

Shikoni gjithashtu

ORIENTIM PROAMERIKAN PARAQET SIGURI, ARDHMËRI DHE PROSPERITET PËR RAJONIN DHE MË GJERË

(Në nderim të  247 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës)  Nga Skender …