Sukseset tuaja si drejtor i ITSHKSH udhëhiqen nga ideali i ringjalljes së frymës atdhetare

I nderuar Prof.dr. Skënder Asani!

Në këtë Vit të Ri, sikurse është e natyrshme, hedhim një vështrim pas dhe bëjmë bilancin e vitit që shkoi. Vijnë në mendje së pari, njerëzit e afërm që na mbështetën në jetën e përditëshme të cilët na shtuan buzëqeshjet dhe qetësinë shpirtërore, ndërkohë që janë krenarë për kurrorëzimin e sukseseve të shumta e që urojmë të kenë qënë të shumtë për ju e ti keni në krah sa më të gjatë në jetën profesionale e personale. Sukseset tuaja i japin krenari jo vetëm familjes suaj, por edhe personaliteteve dhe organeve që ju kanë besuar një detyrë kaq delikate dhe të vështirë, stafit të palodhshëm të Institutit që përfaqësoni dhe drejtoni me diligjenzë, si edhe ne atdhetarëve në të gjitha trojet shqiptare e shpërndarë anembanë në botë. Sukseset tuaja si Drejtor i ITSHKSH janë një investim i një rëndësie të pallogaritshme jo vetëm në MQV, por edhe për të gjithë territoret shqiptare, sepse udhëhiqen nga ideali i ringjalljes së frymës atdhetare, duke luajtur një rol vendimtar në rritjen e ndërgjejshmërisë atdhetare e patriotike, ruajtjen e trashëgimisë së kulturës dhe vlerave tona kombëtare, duke përfshirë bashkëpunime të suksesshmee me Instituzione binjake të trevave shqiptare. Në misionin Institucional, sukseset e shumta i keni arritur duke kaluar sfida te mëdha me rigorozitet profesional dhe etikë të lartë, frymëzuar nga një ndjenjë atdhedashurie të pashoqe. Vetëm falë këtij frymëzimi vështirësitë kthehen në forcë, sepse, siç thoshte Mid’hat Frashëri, fatet dhe pritçmëria si komb varen nga angazhimi dhe veprat tona individuale që gjejnë shprehjen më të lartë në atë kolektiv, që të bashkuar në një ideal quajmë komb:

“Meqënëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se ç’shërbim ka bërë për shoqërinë dhe ç’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që quajmë komb.”

Patëm fatin të përjetonim më ju dhe stafin që ju rrethon sakrificat dhe përkushtimin tuaj në këtë mision, që tejkalon detyrimin Instituzional, me rastin e eventit madhështor të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ku sfidat dhe vështirësitë e hasura u përballuan nga stafi me profesionalizëm, urtësi dhe pozitivitet.

I deruari Mid’hat Frashëri me besim musulman dhe familja Qiriazi Dako ortodokse e të gjithë ata që ishin të bashkuar nën thirrjen e Rilindasve “Feja e shqiptarit eshtë shqiptaria”, sot do ishin krenarë për këtë gjeneratë intelektualësh largpamës e do të kishin qenë të lumtur që sot do të kishin këta pasardhës atdhetarë të ndriçuar që kanë përqafuar denjësisht idealet dhe misionin e tyre. Dedikimi juaj për këtë mision ju shtyn të sakrifikoni jo pak në jetën tuaj e me një përkushtim ndaj kombit që ndjek rrjedhën e vetmohimit të atyre që i dedikuan jetën, familjen e gjithë energjitë fizike e intelektuale si tregojnë fjalët e Sevasti Qiriazit: “UNË JAM SHQIPTARE. Ky përbën faktin më të rëndësishëm të jetës sime, madje më të rëndësishëm se edhe familja…”

Urimet tona më të mira i drejtohen për këtë Mot të Ri pikërisht familjeve të të gjithë stafit të ITSHKSH të cilët i falenderojmë për punën përpjekjet e sakrificat kryera.

Zoti ju faltë vetëm gëzime, pace e shëndet, e ndriçoftë çdo ditë të jetës suaj familjare!

Së bashku me familjet tuaja ky vit që vjen, ju urojmë falë Zotit, të jetë akoma më i suksekshëm edhe më i mbarë falë edhe këmbëguljes, vendosmërisë e forcës që ju karakterizon!

Me respekt,

Robert Dako (nipi i Sevasti Qiriazi e Kristo Dako)

Tiranë, 01.01.2024

 

 

 

 

 

 

 

 

Shikoni gjithashtu

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

Sipas Nënës Tereze natyra njerëzore ka nevojë më tepër për anën shpirtërore sa sa materiale …