Në Prishtinë u mbajt konferenca shkencore për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës 

Prishtinë – Më 13 dhe 14 qershor, në Prishtinë i zhvilloi punimet konferenca shkencore: “Kosova 1989-1999: Organizimi dhe qëndresa për çlirim”. Kjo konferencë ishte një organizim i përbashkët i Institutit të Historisë ‘Ali Hadri’ të Prishtinës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.me Itshksh Shkup, me rastin e 25-vjetorit të lirisë së Kosovës.

Në hapje të konferencës, fjalë përshëndetëse patën drejtuesit e dy institueve respektive, Teuta Shala-Peli dhe Skender Asani. Ata theksuan rëndësinë e organizimit të kësaj konference, përmes së cilës do të dalin në pah aspekte të ndryshme të përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin e Kosovës, veçanërisht gjatë periudhës së viteve 1989-1999.

Në mesin e gjithsej 42 studiuesve nga Prishtina, Shkupi dhe Tirana, referuan edhe studiuesit e ITShKSh-së. Kështu me temat e tyre që përkonin kryesisht me kontributin e shqiptarëve të Maqedonisë për luftën e Kosovës u paraqitën studiuesit: Skender Asani, Besnik Rameti, Sevdail Demiri, Isamet Bakiu, Minir Ademi dhe Ali Sadiku.

 

Shikoni gjithashtu

SHKENCA DHE KULTURA, NIVELET MË SUPREME TË VETËDIJES SË NJË SHOQËRIE

Nga Prof.dr. Skender ASANI   Prezantimi i punës kërkimoro-shkencore dhe botuese të Institutit tonë gjatë …