Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, e vizitoi ITSHKSH-në

Shkup, 24.8.2018 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve ka qëndruar për vizitë ministri i Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, i cili është pritur nga drejtori i Institutit, Dr. Skënder Asani.

Me këtë rast ministri Ademi e ka vlerësuar lart punën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ndërsa ka shfaqur interesim edhe për problemet me të cilat përballet ky institut, për projektet që janë në vijim, si dhe për mundësitë që Ministria e Kulturës edhe në të ardhmen t’i mbështesë projektet e Institutit.

Nga tjetër, drejtori Asani e ka falënderuar ministrin për vizitën, e ka njoftuar me punën e deritanishme të Institutit dhe ka shprehur gatishmërinë që Instituti ta rrisë vëllimin dhe cilësinë e punëve, kjo varësisht edhe nga mbështetja që mund të vijë. Të dy drejtuesit u ndanë nga takimi me premtimin se takimet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, për ta fuqizuar dhe thelluar kështu bashkëpunimin në interes të mbrojtjes dhe kultivimit të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Maqedoni.

 

Shikoni gjithashtu

U shënua 117 vjetori i Kongresit të Alfabetit dhe 18 vjetori i themelimit të Institutit

Shkup, 21 nëntor 2025. Në hapësirat e hotelit “Aleksandar Palace”, në sallën që ishte e …