Konferencë shkencore për 45 vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Strugë, 27-28 mars 2026 -Në qytetin e Strugës, gjegjësisht në sallën e konferencave të hotelit “Ëmbla”, në organizim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe të Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Strugë u mbajt konferenca shkencore “Dimensioni historik dhe pjesëmarrja e shqiptarëve të Strugës dhe trevave tjera në demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”, përkitazi me 45 vjetorin e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë. Në këtë ngjarje morën pjese studiues nga mbarë trevat shqiptare, mandej pjesëmarrës të kësaj demonstrate, studiues e referues të ndryshëm dhe qytetarë të interesuar.

Në hapjen e kësaj ngjarjeje fjalën e hapjes e mbajti rasti mbajtën u.d. drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Besnik Emini, i cili rikujtoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për historinë e shqiptarëve, ndërsa fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i komunës së Strugës, z. Mendi Qyra dhe Prof. Dr. Nebi Dervishi.
Në këtë konferencë, në mënyrë aktive me kumtesat e tyre morën pjesë edhe hulumtuesit shkencorë të Institutit tonë, edhe atë:
–    Isamet Bakiu referoi me temën “Rrjedhoja e demonstratave të vitit 1981 dhe ndikimi i tyre në veprimtarinë politike të shqiptarëve në Maqedoni”
–    Ardian Ramadani referoi me temën “Demonstratat e vitit 1981- flakja e jugosllavizmit dhe përqafimi i shqiptarizmës”
–    Hidajete Azizi dhe Isamedin Azizi referuan me temën “Nga demonstratat deri te censura e emrave shqip”
–    Bekim Adili referoi me temën “Kërçovarët në rrjedhat e historisë së pranverave 1981-2001”
–    Ardian Limani referoi me temën “Ngjarjet e vitit 1981 në këndvështrimin e Aleksandra Çanerit”
–    Besnik Rameti referoi me temën “Demonstratat e 1981 dhe ndikimi i tyre në diskriminimin arsimor ndaj shqiptarëve në Maqedoni deri në vitin 1990”.

I falënderojmë hulumtuesit tanë për prezantimet e tyre të suksesshme, që ngjallën kërshërinë e publikut.

 

Shikoni gjithashtu

Botimet e Institutit në Panairin e 5-të Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor

Tiranë, 22 prill 2026. Sot u hap Panairi i 5-të Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe …