ITSHKSH GJEN TE DIPLOMACIA AMERIKANE PARTNERITET DHE PËRKUJDESJE MIQËSORE

Shkup, 2 nëntor 2023 – Në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA në Maqedoni, sot u realizua një takim pune në mes të  drejtorit të ITSHKSH, Skender Asani dhe këshilltarit për çështje politike dhe ekonomike të kësaj ambasade, Dejvid Majers.
Ky ishte edhe një rast për drejtorin Asani që ta njoftojë diplomatin amerikan me zhvillimet aktuale lokale dhe ndërkombëtare si dhe me veprimtarinë shkencore e hulumtuese të Institutit, përfshi edhe konferencat shkencore si dhe botimet e shumta.

Diplomati amerikan Dejvid Majers tregoi interesim për punën e ITSHKSH, me ç’rast inkurajoi drejtorin Asani që të vazhdojë edhe më tej me thellimin e përpjekjeve për një faktorizim edhe më të madh të Institutit në rrafshin e hulumtimeve shkencore dhe në ngritjen e standardeve për një shoqëri të hapur e tolerante.
Ky takim nga drejtori Asani u vlerësua si një mundësi e mirë që diplomacia amerikane të informohet burimisht mbi një model civilizues në tejkalimin e barrierave fetare e etnike që po e promovon ITSHKSH.

 

Shikoni gjithashtu

U shënua 44-vjetori i Pranverës së Dinjitetit dhe u ndan diplomat e magjistrantëve

Shkup, 11.03.2025 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup …