Drejtori Asani, takoi në Prizren ministrin Gashi

Prizren, 30.08.2019 – Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Asani, i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Izmit Nura, sot në selinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në Prizren, takoi ministrin Kujtim Gashi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit.

Sipas njoftimit të MKRS-së së Kosovës, ministri Gashi ka theksuar se është e nevojshme marrja e përvojave të mira të rajonit dhe të vendeve evropiane për ndërtimin e standardeve sa më të mira dhe të përshtatshme për nevojat e Kosovës në këto fusha. “Jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë dhe të mbështesim projekte konkrete që janë me interes të dyanshëm dhe në favor të qytetarëve të Republikës së Kosovës e Maqedonisë”, ka thënë ministri Gashi.

Asani dhe Nura shprehën mirënjohjen e tyre për gatishmërinë e treguar të ministrit Gashi për të mbështetur projektet e përbashkëta dhe bashkërendimin e hapave të mëtejmë në konkretizimin e bashkëpunimit në mes dyja vendeve fqinje.

Shikoni gjithashtu

NË LETNICË U FOL ME GJUHËN E POEZISË PËR NËNËN TEREZE

Letnicë, 03 shtator 2023 – Gjatë ditëve sa po zgjatë manifestimi kulturor-shkencor “DITËT E GONXHES” …