Shkup, 23 shtator 2025 – Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u mbajt sot dita e hapur për studentët e ciklit të dytë të studimeve. Në këtë aktivitet morën pjesë profesorët e lëndëve përkatëse, studentët e vitit të kaluar akademik si dhe studentët e sapo regjistruar për këtë vit.
Studentët u njoftuan me programet nga udhëheqësja e studimeve të ciklit të dytë, Dr. Valdeta Kasapi, ndërsa fjalë përshëndetëse mbajti drejtori i Institutit, Dr. Besnik Emini. Përvojat e tyre i ndanë edhe studentët e vitit të kaluar, profesorët si dhe përpiluesit e programeve, Dr. Sefer Tahiri dhe Dr. Sevdail Demiri.
Gjatë ditës së hapur u prezantuan dy programe të magjistraturës:
“Kulturologji”, që ofron njohuri ndërdisiplinore mbi kulturën, komunikimin ndërkulturor dhe menaxhimin e politikave kulturore;
“Historia Kombëtare e Shqiptarëve në Maqedoni në shek. XIX–XX”, që përqendrohet në studimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Maqedoni.
Këto programe synojnë të përgatisin kuadro profesionale për fushën e kulturës, historisë, arsimit dhe institucioneve kërkimore.
Fundin së bashku e kurorëzuam me nga një kafe sëbashku duke i diskutuar nga më afër të gjitha çështjet rreth këtyre studimeve.
Regjistrimet janë të hapura – bashkohuni dhe bëhuni pjesë e studimeve tona!