DITA E HAPUR

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup

DITA E HAPUR

Të nderuar studentë tanë të ardhshëm,
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve më 23.9. 2025 organizon një ditë të hapur prej orës 11:00 deri në orën 12:00.
Në kuadër të këtij aktiviteti, para studentëve të interesuar, Instituti do të prezantojë veprimtarinë e tij, programet studimore të ciklit të dytë të studimeve “Kulturologji” dhe “Historia kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë në shek. XIX-XX”, si dhe stafin mësimor-shkencor që i realizon këto programe studimore.
Njihuni nga afër me profesorët, me studentët tanë të programeve të ciklit të dytë dhe përvojat e tyre si dhe me punën shkencore të institutit.
Vizitoni hapësirat e Institutit dhe informohuni për mundësitë që ofrohen.
Shihemi më 23.09.2025, në orën 11:00.

Shikoni gjithashtu

PANEL DISKUTIMI: “NËNË TEREZA DHE TRASHËGIMIA E SAJ”, ORGANIZUAR NGA UNT DHE ITSHKSH

Shkup, 26.08.2025 – Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, …