AMBASADORI I AUSTRISË, MARTIN PAMER, NË MBËSHTETJE TË PUNËS HULUMTUESE TË INSTITUTIT

17 janar 2024 – Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, sot e priti në takim ambasadorin e Austrisë në Shkup, z. Martin Pamer.

Me këtë rast drejtori Asani e informoi Ambasadorin rreth historikut të Institutit, që nga themelimi e deri më sot, duke veçuar arritjet më të dalluara, siç është hapja e 18 departamenteve hulumtuese-shkencore, por edhe përkushtimi për mbrojtjen e trashëgimisë së Nënës Terezë, pastaj edukimi dhe hulumtimi mbi Holokaustin, si edhe manifestimet kryesore kulturore-shkencore për nder të figurave të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare. Drejtori foli edhe për vendimin e fundit, që ka kaluar në qeveri, për zyrtarizimin e gjashtë qendrave rajonale të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ambasadori Pamer, nga ana e tij, e përgëzoi drejtorin për kontributin e Institutit në krijimin e urave lidhëse mes kulturave të ndryshme dhe në punën hulumtuese të departamenteve për të nxjerrë në dritë botime të cilat e zbardhin historinë dhe prurjet albanologjike, por edhe japin ndihmesë në afirmimin e gjithmbarshëm kulturor e shkencor të vendit, si dhe për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e frytshëm mes komuniteteve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.

Meqë sivjet shënohet 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, ambasadori Pamer shprehu gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje të projekteve që e shënojnë këtë ngjarje.

Duke uruar që miqësia historike e shqiptarëve me Austrinë të vazhdojë, kjo në frymë të kontributit të jashtëzakonshëm që kanë dhënë albanologët austriakë në të kaluarën, drejtori Asani – në fund të takimit – ia dhuroi ambasadorit një përzgjedhje të botimeve të Institutit.

 

Shikoni gjithashtu

МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА

Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …