Shkup, 19 nëntor 2025. Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të parapara në programin e edicionit VII të manifestimit kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit” nga prof. Dr. Xhevat Lloshi u mbajt ligjërata me titull: “Kongresi i Manastirit në kujtesën kombëtare”. Ligjëratën e ndoqën punonjësit e Institutit, profesorë dhe mysafirë të tjerë të ftuar.
Fjalë përshëndetëse mbajtën u.d. drejtori i Institutit prof. dr. Besnik Emini, zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës prof. dr. Lulzim Aliu dhe përfaqësuesja nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup, zonja Elda Bakiu.
Profesori Xhevat Lloshi në ligjëratën e tij bëri një retrospektivë të përpjekjeve gjatë shekujve për t’u shkruar gjuha shqipe.
Gjatë ligjëratës u theksua që Kongresi i Manastirit ishte një përpjekjeve shumëvjeçare për ndërtimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Gjatë ligjëratës prof. Xhevat Lloshi bëri prezantim kronologjik për shkrimin e shqipes nga dokumentet e para e deri te gjuha standarde.
Ai foli për propozimet e bëra, për botimet e realizuara, për abetaret, për gramatikat, si dhe për kontributin e autorëve të huaj për shqipen dhe shqiptarët.
Pas ligjëratës u zhvillua një debat me disa pyetje drejtuar prof. Xhevat Lloshit nga të pranishmit.

ITSH Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup