Me rastin e 109-vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – shenjtores Nënë Tereza, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, më 26 gusht 2019 (e hënë):
-Ora 10:00, do të vendosë kurora lulesh para pllakës përkujtimore ku gjendej shtëpia e Nënë Terezës në Sheshin e Shkupit;
-Ora 11:00, në sallën e Institutit do të promovojë kompletin e librave të autorit Anton Nikë Berisha: “Nëna Tereze në shtatë shpalime”.
Ftohen të interesuarit të marrin pjesë në këto aktivitete, për ta nderuar jetën dhe veprën e nobelistes dhe humanistes së madhe shqiptare, në vendlindjen e saj në Shkup.