Instituti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë

Tiranë, 22 maj 2026. Sot në Tiranë u nëshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Marrëveshja mes dy institucioneve mundëson qasje më të lehtë të Institutit në fondet e Bibliotekës Kombëtare, sidomos në botimet e rralla, me interes për kërkimet albanologjike, siç janë botimet shqipe të shtypura në Manastir, të botuara deri në vitin 1912.

Marrëveshja parashikon edhe shkëmbimin e rregullt të botimeve që i botojnë dy institucionet, si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë. Në emër të Institutit, marrëveshjen e nënshkroi Besnik Emini u.d. drejtor, ndërsa në emër të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, e nënshkroi Majlinda Toçi Bami, drejtore e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Marrëveshja u arrit me mbështjetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup dhe ambasadorit Sh.T. z. Denion Meidani. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të pranishëm ishin edhe: znj. Elda Bakiu, zëvendës ambasadore e Shqipërisë në Shkup, Dr. Agron Salihi, hulumtues shkencor në Institut, Ganimete Ramadani-Jashari dhe Arife Kovaçi – Abdullahi, bibliotekiste të Institutit.

Shikoni gjithashtu

Prezantohen botimet e ITSHKSH-së në Panairin e librit shqip “Shkupi 2026”

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH) prezantoi të premten veprat …