Shkup, 19-20 shtator 2025 – Në hapësirat e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, më 19 dhe 20 shtator 2025 zhvilloi punimet konferenca shkencore “Etnokultura e trevës së Karadakut, Karshiakës dhe Dervenit”, e organizuar nga Shoqata e Etnokulturës Shqiptare “Etnoalb” – Shkup.
Në konferencë morën pjesë studiues nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, të cilët prezantuan tema të ndryshme.
Punimet e konferencës i hapi Hiriet Ziberi, kryetare e Shoqatës së Etnokulturës Shqiptare “Etnoalb”. Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu dhe Besnik Emini, u.d. drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.
Në konferencë u prezantuan tema të ndryshme nga fusha e etnokulturës shqiptare të Shkupit dhe rrethinës.
Me kumtesa të tyre në konferencë u prezantuan edhe disa studiues nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.
Konferenca u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Çairit.
