ITSHKSH DHE UEJL NGRENË NIVELIN E BASHKËPUNIMIT

Shkup, 7 dhjetor 2023 Në kuadër të përgatitjeve për ngritjen dhe zgjerimin e nivelit të studimeve pasuniversitare, drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani,të mërkurën  ka zhvilluar një takim me rektorin e UEJL,  Akademik Abdylmenaf Bexhetin, me të cilin shkëmbeu mendime e konsultime mbi bashkëpunimin në fushën e kurikulave dhe studimeve doktorale. Rektori Bexheti premtoi se UEJL do të jetë në dispozicion të ITSHKSH, si me kuadro, ashtu edhe me përvoja menaxhuese e akademike, në funksion të një performanse sa më cilësore në studimet pasuniversitare në ITSHKSH.
Me këtë rast drejtori Asani, nga ane  e tij e falënderoi rektorin Bexheti, për gatishmërinë e treguar që këto dy institucione arsimore e shkencore, falë bashkëpunimit  më të avancuar, të kenë një të ardhme më të mirë.

Shikoni gjithashtu

Ekspozitë në Stamboll kushtuar objekteve të kultit islam në Shkup

Stamboll – Të premten më 24 tetor 2025, në Qendrën Kulturore të Komunës Fatih të …