117 vite pas botimit ekspozohen botime dhe materiale origjinale në gjuhën shqipe

Shkup, 21 nëntor 2025. Në kuadër të Akademisë solemne kushtuar Kongresit të Manastirit dhe përvjetorit të 18-të të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, u hap ekspozita me titull “Kongresi dhe Shtypshkronja” kushtuar delegatëve të Kongresit të Manastirit dhe shtypshkronjës “Bashkimi i Kombit” – “Tregtare Ndërkombëtare”.
Në këtë ekspozitë u prezantuan 150 materiale origjinale, si fotografi, dorëshkrime e botime dhe të gjitha publikimet në gjuhën shqipe, si gazetat dhe revistat të botuara nga Shtypshkronja e Manastirit. Ky thesar u prezantua për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. pas botimit të tyre 117 vite më parë.
Me këtë rast, falënderojmë studiuesin e historisë dhe koleksionistin Niko Kotherja për gatishmërinë e tij dhe bashkëpunimin e mëtejmë me Institutin tonë.

Shikoni gjithashtu

Këshilltari shkencor në ITShKSh, Sevdail Demiri, laureohet me Çmimin “22 Nëntori”

Shkup, nëntor 2025 – Këshilltari shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve …