Vizitë në Institutin Francez në Shkup dhe avancim të marrëdhënieve të bashkëpunimit

Drejtori i ITSHKSH, z. Skender Asani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e Institutit, znj. Maja Susha, z. Ardian Ramadani (Departamenti i studimit të Holokaustit) dhe z. Igor Jurukov nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, zhvilluan vizitë dhe takim pune me drejtorin e Instituit Francez në Shkup dhe Këshilltar për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor në Ambasadën e Francës, si dhe me z. Branko Çobanov, atashe për kulturë.

 

Me këtë rast, bashkëbiseduesit biseduan për temat që ndërlidhen me thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve përkatëse, në çështjet që ndërlidhen me Holokaustin dhe Frankofoninë.

Drejtori i Institutit, z. Skender Asani, prezantoi punën akademike dhe shkencore të ITSHKSH-së gjatë vitit 2019, si dhe prezantoi objektivat për vitin 2020.

Në vazhdën e bashkëpunimit eventual, parashihen organizime të ngjarjeve të ndryshme, me pjesëmarrjen e ITSHKSH-së në aktivitetet e Institutit Francez në Shkup, si dhe anasjelltas.

 

Drejtori, z. Skender Asani, i dhuroi Institutit Francez në Shkup, disa libra, të botuara nga ITSHKSH-ja rishtazi, si dëshmi e punës akademike dhe studioze.

Me këtë rast, bashkëbiseduesit u zotuan për të vazhduar më tej me bashkëpunimin dhe organizimin e përbashkët të aktiviteteve, në fushat që tangojnë dhe interesojnë këto dy institucione.

Shikoni gjithashtu

PRIZRENI, “STACIONI” I RADHËS I “DRITËS SË GONXHES”

Prizren, 29 gusht 2023 – Karvani i Manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”,  sot zbarkoi në …