Vizitë në Institutin e Lirive Religjoze në Uashington

Washington, 2.7.2019 – Delegacioni shqiptar, nga Qeveria e Kosovës, nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe nga Instituti i Studimeve Shqiptare dhe Protestante nga Tirana sot e vizitoi Institutin e Lirive Religjioze në Uashington. Aty u prit nga David K. Trimble – drejtor i Qendrës së Edukimit për Liritë Fetare dhe nga Jeremy P. Barker – drejtues i programeve të Institutit të Lirive Fetare. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e lirive fetare në trojet shqiptare, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me këtë institut prestigjioz amerikan, për të këmbyer përvoja dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi, që tema e lirive fetare të jetë e pranishme edhe në mjedisin tonë, për të prodhuar kështu një shoqëri që e pranon të ndryshmen dhe tjetrën dhe që komunitetet e ndryshme të mund të bashkëjetojë në mënyrë paqësore mes vete. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve synon që një qendër e tillë e mirëkuptimit religjioz të krijohet edhe në Shkup.

Shikoni gjithashtu

U shënua 44-vjetori i Pranverës së Dinjitetit dhe u ndan diplomat e magjistrantëve

Shkup, 11.03.2025 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup …