Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore i Shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup, të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden ua uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 22 Nëntorin, e cila është edhe festë shtetërore për shqiptarët e Maqedonisë.
Pikërisht me këtë datë të rëndësishme, përkon edhe përvjetori i gjashtë i themelimit të institutit tonë shkencor, i cili nga dita në ditë po shënon suksese të reja në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare.
Urojmë që Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, të jetë edhe një shtysë më tepër drejt rezultateve të reja në të gjitha sferat. /ITSHKSH/
—————————————————————————————————————————————