ITSHKSH-Shkup, uron zgjedhjen e Elmi Berishës për kryetar të ri të ‘Vatrës’

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ka uruar zgjedhjen e z.Elmi Berisha, në detyrën e kryetarit të Federatës Panshqiptare “Vatra” në SHBA, si dhe zgjedhjen e z. Agim Rexhaj për kryetar nderi të kësaj organizate të rëndësishme panshqiptare.

Në telegram-urimin e nënshkruar nga drejtori i ITSHKSH-Shkup,  Prof. dr. Skender Asani, ndër të tjerash thuhet:

“Zgjedhja e z. Elmi Berisha për kryetar të ri të Federatës Panshqiptare Vatra shoqërohet me urimet dhe dëshirat tona të sinqerta që kjo zgjedhje e qëlluar të jetë në funksion të avancimit të mëtejmë të aktiviteteve patriotike e kulturore të Vatrës. Ne si Institut i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup kemi kultivuar raporte të mira bashkëpunuese me Vatrën në vitet e fundit dhe shpresojmë që këto raporte do të thellohen edhe në të ardhmen, përmes ideve e projekteve konkrete”.

 

 

 

Shikoni gjithashtu

Shefi i zyrës politike të Ambasadës Amerikane Dejvid Majers vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me ITSHKSH-në

Shkup, 6 mars 2025 – Në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar midis ITSHKSH-së dhe ambasadës së …