Urim me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Shkup, 23.04.20120 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, të gjithë besimtarëve islam ua uron fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!

Të vetëdijshëm se ky muaj është më i veçantë se të tjerët, lutjet më të sinqerta ia drejtojmë Perëndisë që të na e shtojë solidaritetin në mes nesh, kohezionin social dhe harmoninë familjare.

Duke e kaluar këtë kohë pandemie, lusim Perëndinë që sa më parë i gjithë njerëzimi t’i kthehet normalitetit, që shpresa dhe jeta ta mundin frikën dhe vdekjen!

Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët islam!

Shikoni gjithashtu

Vizitë në Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo” – Tiranë

Vizitë në Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo” – Tiranë Tiranë, 14 tetor 2025. Gjatë …