DREJTUAR:
Bashkësisë Fetare Islame në RM
Reisul Ulema, h.Sulejman ef. Rexhepi
TELEGRAM URIMI
I nderuari kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, ef.Rexhepi.
Më lejoni që në emër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, t’Ju uroj juve dhe gjithë besimtarëve të besimit islam, festën e Kurban Bajramit.
Urojmë që kjo festë e cila është simbol i pajtimit, humanitetit, solidaritetit, sinqeritetit dhe mirëkuptimit, të na gjejë sa më të bashkuar në devotshmëri dhe mirëqenie.
Me respekt,
Shkup, Prof.dr. Skender Asani
Më 31.8.2017 Drejtor i ITSHKSH-Shkup