Urim me rastin e festës së Fitër Bajramit

Muaji i shenjtë i Ramazanit përmbyllet me festën e Fitër Bajramit, një kufi simbolik që ndan jetën e mbushur me vuajtje e sakrifica nga ajo e luksit  dhe mirëqenies. Gjatë muajit të Ramazanit, njerëzit bëhen të barabartë në vuajtje e sakrifica, kurse festa e Fitër Bajramit e ngre këtë status njerëzor në një akt solidariteti me bashkëvuajtësit.

Fitër Bajrami vjen për të na treguar se të mirat e kësaj bote nuk na takojnë vetëm neve që i fitojmë me mund e me djersë, por ato duhet të ndahen edhe me ata që nuk e kanë këtë mundësi.

Uroj që të jemi më të ndjeshëm ndaj botës që na rrethon, kurse Fitër Bajrami është llamba që në ndërgjegjet tona ndez kujdesin dhe solidaritetin për tjetrin.

Gëzuar dhe festat tjera i pritshim në rrethana më të volitshme!

Prof.dr. Skender Asani,

Drejtor i ITShKSh – Shkup

Shikoni gjithashtu

ITSHKSH ORGANIZON KONFERENCËN SHKENCORE “ZEJTARIA DHE PUNIMET ARTIZANALE NË TREVAT SHQIPTARE”

 INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE – SHKUP   organizon konferencën shkencore vjetore “Java …