Urim me rastin e festës së Bajramit të Madh

Duke u gjendur në prag të festës së madhe të Bajramit të Madh, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve gjen rastin që të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua urojë këtë festë madhështore dhe t’u dëshiroj që festa të jetë një çast i lumturisë familjare në tryezën e Bajramit, si dhe një reflektim për të gjithë skamnorët, të sëmurit dhe njerëzit e tjerë që në mënyra të ndryshme janë të privuar nga mundësia e festës.
Bajrami është festë që manifeston dashurinë, respektin, tolerancën, mirëkuptimin dhe afërsinë mes njerëzve.
Urime për shumë mote Bajrami i Madh!
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup

 

Shikoni gjithashtu

NGA E SHKUARA TEK E ARDHMJA, DUHET TË KALOJË KULTURA INSTITUCIONALE E KUJTESËS

(Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Eksodit të Bllacës në Qendrën përkujtimore “Bllaca 99”) …