U mbrojtën edhe dy tema magjistrature në ITSHKSH

Shkup, 15.07.2019 – Sot në sallën “W.Wilson” të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, u bë mbrojtja publike e dy temave të magjistraturës.

Prej ora 10:00, kandidati Misim Dardhishta e mbrojti punimin me temë “Historia e Kombeve të Bashkuara dhe sfidat e saj sot”, para komisionit në përbërje: prof.dr. Naim Alimi – mentor, prof.dr. Sevdail Demiri – kryetar, dhe doc.dr. Minir Ademi – anëtar.

Ndërsa,  prej ora 12:00, kandidati Benjat Emini e mbrojti punimin me temë “Emigracioni – dikur dhe sot, me fokus Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, para komisionit në përbërje: prof.dr. Naim Alimi – mentor, prof.dr. Sefer Tahiri – kryetar, dhe prof.dr. Sevdail Demiri – anëtar.

Kandidatët Misim Dardhishta dhe Benjat Emini, e morën titullin Magjistër të historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Disa ditë më herët, temën e magjistraturës e mbrojti kandidati i parë i Institutit, mr.Lulzim Kashtanjeva, ndërsa në proces të tillë janë edhe disa kandidatë tjerë.

Shikoni gjithashtu

VIZITË NË ITSHKSH, KOMUNITETI SHQIPTAR I SELANIKUT SJELL NË SHKUP ZËRIN E ARTIKULUAR TË DIASPORËS

Shkup, 21 dhjetor 2024 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve …