U mbrojt magjistratura e parë në ITSHKSH-Shkup

Shkup, 21.05.2019 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, u bë mbrojtja e parë publike e një teme magjistrature. Bëhet fjalë për punimin e magjistraturës së kandidatit Lulzim Kashtanjeva, me titull “Mbrojtja e të drejtave të njeriut sipas konventave ndërkombëtare”.

Komisioni në përbërje prof. dr. Sefer Tahiri – kryetar, prof. dr. Ylber Sela  – anëtar (mentor) dhe prof. dr. Skender Asani – anëtar, vlerësoi se punimi është solid dhe i plotëson kriteret e parapara shkencore. Me këtë, studentit Lulzim Kashtanjeva iu dha grada shkencore Magjistër i historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare

Studimet e magjistraturës në ITSHKSH-Shkup, në programin studimor Histori dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, zgjasin katër semetra dhe magjistrat e rinj pajisen me nga 120 kredi.

ITSHKSH-Shkup është në pritje të vendimit për riakreditimin e programit Histori dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe programit të ri studimor Kulturologjia.

Shikoni gjithashtu

PRESIDENTJA OSMANI BASHKË ME DREJTORIN E ITSHKSH, SKENDER ASANI, MBOLLËN BREDHIN E NËNË TEREZËS

“Bredhi dedikuar Nënë Tereze simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në …