U mbajt webinari “Si të mësojmë dhe të ligjërojmë rreth Holokaustit” / Се одржа вебинарот „Како да учиме и предаваме за Холокаустот“

Nga data 6-8 tetor të këtij viti, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Strategjia për Holokaustin në R. e Maqedonisë së Veriut”, nga programi kombëtar i Ministrisë së Kulturës u mbajt webinari tre-ditor me titull “Si të mësojmë dhe të ligjërojmë rreth Holokaustit”, ku morën pjesë 20 mësues dhe profesorë nga shkollat ​​fillore dhe të mesme, të cilëve iu prezantua “Manuali për mësimdhënien dhe mësimnxënien e Holokaustit” nga IHRA, me shembuj të zbatimit të tij në sistemin arsimor. Bartës i projektit është Departamenti për Edukimin dhe Hulumtimin e Holokaustit në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, ku me fjalë përshëndetëse u drejtua edhe  Drejtori Dr. Skender Asani, duke theksuar rëndësinë e studimit të kësaj teme, në mënyrë që të parandalojë çdo lloj diskriminimi dhe urrejtjeje në shoqërinë tonë, veçanërisht midis brezave të rinj.

Sesioni i parë u drejtua nga Përfaqësuesi Special për Holokaustin në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Dr. Igor Jurukov, ndërsa të tjerët u drejtuan nga Maja Susha dhe Dr. Nora Maliqi Zylali nga Departamenti për Edukimin dhe Hulumtimin  e Holokaustit pranë ITSHKSH.

Një nder i veçantë për pjesëmarrësit ishte ligjërata që ata patën mundësinë ta dëgjojnë në ditën e fundit të webinarit, ku u rrëfye historia e mbijetesës së Dr. Abravanel nga Manastiri, e treguar drejtpërdrejt nga mbesa e tij, Dr. Rahel Levi Drumer e cila  jeton dhe punon në Tel Aviv, Izrael.

Qëllimi i këtij uebinari është përgatitja e një manuali me strategji dhe plane mësimore, i cili mund të përfshihet drejtpërdrejt në lëndët e historisë, edukimit qytetar, gjuhës maqedonase, gjuhës shqipe, gjuhës angleze dhe të tjera.

Од 06 до 08 октомври оваа година, во рамките на меѓународниот проект „Стратегија за холокаустот во Р. Северна Македонија“ од националната програма на Министерството за култура, се одржа тродневниот вебинар под наслов „Како да учиме и предаваме за Холокаустот“. Учествуваа 20 професори и едукатори од основните и средни училишта на кои им беше презентиран „Прирачникот за предавање и учење на холокаустот“ од ИХРА со примери за негова примена во образовниот систем. Носител на проектот е Одделот за Холокауст образование и истражување при Институтот за културно и духовно наследство на Албанците, при што со поздравен говор се обрати директорот д-р Скендер Асани, со што ја истакна важноста на изучувањето на оваа тема, со цел превенција од секаков вид на дискриминација и омраза во нашето општество, а пред се’ кај младите генерации.
Првата сесија ја водеше специјалниот преставник за Холокаустот при МОН, д-р Игор Јуруков, додека останатите беа под водство на Маја Суша и д-р Нора Малиќи од Одделот за холокауст образование и истражување при ИДКНА. Особено уникатна чест за учесниците беше предавањето на последниот ден од вебинарот, каде што добија можност да ја слушнат приказна за преживувањето на д-р Абраванел од Битола, директно раскажана од неговата внука, д-р Рахел Леви Друмер, која е родена во Скопје, а денеска живее и работи во Тел Авив, Израел.
Како цел на овој вебинар е подготовката на прирачникот со стратегија и планови за часови, кои директно можат да бидат инкорпорирани во предметите по историја, граѓанско образование, македонски јазик, албански јазик, англиски јазик и др.

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …