Sivjet në mbarë botën mbahen organizime e manifestime të ndryshme, në kujtim të njërës nga tragjeditë më të mëdha të njerëzimit, Luftës së Parë Botërore (1914−1918). Kjo luftë, përpos shkatërrimeve të mëdha në përmasa planetare, dhe humbjes së miliona jetëve, solli edhe ridimensionimin e hartës së botës. U shkatërruan perandori dhe u krijuan shtete të reja nacionale, të cilat po ashtu, në shumë raste, nuk siguruan paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në botë. Për këtë, shumë njerëz mendojnë se gabimet e bëra në Luftën e Parë Botërore, sollën deri tek Lufta e Dytë, dhe se gabimet nga Lufta e Dytë Botë− rore, sajuan trazirat dhe luftërat në vitet e 90−ta të shekullit të kaluar, e deri në luftërat e përgjakshme aktuale në Lindje.
Nisur nga këto premisa historike, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve − Shkup, iu qas organizimit të një konference shkencore, e cila sado pak do të hedh dritë mbi këtë tragjedi të madhe botërore, dhe do të jep mesazhe paqeje për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Për ta realizuar sa më suksesshëm këtë konferencë, që në fillim, ishte e jashtëzakonshme gatishmëria e organizatës gjermane në Shkup ForumZFD, e drejtuar nga promotorja e paqes në Ballkan e më gjerë, znj. Silke Maier Witt, të cilën shfrytëzojmë rastin ta falënderojmë edhe publikisht.
Këtë konferencë, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe personalitete politike e diplomatike në vend, të cilët dhanë porosi kuptimplote, si: ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Abdilaqim Ademi, ambasadorët Pol Uolers (SHBA), Kristine Altauser (Gjermani), Petrit Bushati (Shqipëri), etj. Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Dr.Skender Asani, si dhe drejtori i Institutit të Historisë Nacionale në Shkup, Dr.Dragi Gjorgiev, duke folur edhe në cilësinë e historianëve, theksuan rëndësinë e shënimit të këtij përvjetori të madh për gjithë njerëzimin, dhe rëndësinë që të mësojmë nga e kaluara, që të mos na përsëritet më si e tillë në përmasa tragjike.
Një pjesë shumë e rëndësishme e konferencës, ishin kumtesat e studiuesve të shumtë të historisë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria, të cilët sollën fakte të reja rreth Luftës së Parë Botërore, veçanërisht sa i përket këtyre hapësirave ballkanike.
Konferenca i zhvilloi punimet në dy sesione, në sallën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiparëve në Shkup, dhe u përcoll me mjaft interes nga shumica e medieve vendore dhe opinioni publik. Sesioni i parë shkencor filloi me një minutë heshtje, në nderim të historianit Prof. Dr. Fejzulla Shabani, i cili ndër studiuesit e parë kishte paraqitur abstraktin e punimit, por vdekja e tij e papritur, tri javë para mbajtjes së konferencës, i kishte tronditur të gjithë kolegët.
Përndryshe, ky vëllim i 7−të me radhë i revistës “Scupi”, si seri e botimeve të veçanta të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përmban pikërisht materialet e dala nga realizimi i konferencës “Lufta e Parë Botërore 1914−1918”. Për shkak të rëndësisë që mesazhet dhëna të përcillen në sa më shumë njerëz të interesuar rreth kësaj teme, hyrjen dhe fjalët përshëndetëse po i botojmë në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht. Këtë shënim hyrës, po e përmbyllim me disa porosi të rëndësishme, të dhëna gjatë konferencës në fjalë: “Të përpiqemi që historinë ta kuptojmë drejt, të mësojmë nga ajo, dhe e kaluara të mos jetë pengesë në hapërimet tona drejt zhvillimit, progresit, dhe mirëkuptimit mes popujve. Për këtë, është e nevojshme që qëllimet e shkencëtarëve të mirëfilltë, sikurse edhe të politikanëve vizionarë, të jenë në funksion të mesazheve të paqes, harmonisë dhe ardhmërisë së sigurt të brezave të ardhshëm. Këtë frymë do të duhet ta përcjellim në vazhdimësi, në të gjitha format e veprimit tonë”.
Dr. Sevdail Demiri,
Koordinator i konferencës
* * * * ** * * * ** * * * *
INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE – SHKUP
LUFTA E PARË BOTËRORE 1914−1918 (Konferencë shkencore, 11 shtator 2014)
ПРВАТА СВЕТСКА ВОЈНА 1914−1918 (Научна конференција, 11.09.2014, Скопје)
THE FIRST WORLD WAR 1914−1918 (Scientific Conference,11.09.2014,Skopje)
* * * * ** * * * ** * * * *
Boton:
INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE –SHKUP
Vëllimi 7 – 2014
Biblioteka: SCUPI
Për botuesin:
Dr. Skender Asani
Kryeredaktor:
Dr. Zeqirija Ibrahimi
Këshilli redaktues:
Dr. Skender Asani
Dr. Sevdail Demiri
Dr. Sefer Tahiri
Dr. Mixhait Pollozhani
Mr. Hidajete Azizi
Mr. Ardian Limani
Sekretar i redaksisë: Mr. Agron Salihi
Përkthimet: Ismail Krifca
Redaktor teknik: Naser Fera
Copyright© ITSHKSH, 2014
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara për botuesin.
ISBN 978-608-4653-21-9
www.itsh.edu.mk
Ky projekt u realizua me ndihmën e Forumit Civil për Paqe (ForumZFD) në Shkup, www.forumzfd.de
* * * * ** * * * ** * * * *
Tryeza e lëndës:
HYRJE ………………………………………………………………………………………. 7
ВОВЕД ……………………………………………………………………………………. 10
INTRO ……………………………………………………………………………………. 13
FJALË PËRSHËNDETËSE ……………………………………………………….. 16
SKENDER ASANI ……………………………………………………………………. 19
DRAGI GJORGIEV ………………………………………………………………….. 28
ABDILAQIM ADEMI ……………………………………………………………….. 34
POL UOLERS ………………………………………………………………………….. 38
KRISTINE ALTAUSER ……………………………………………………………. 44
SILKE MAIER WITT ……………………………………………………………….. 51
KUMTESAT SHKENCORE …………………………………………………….. 57
FEJZULLA SHABANI: DIPLOMACIA E FUQIVE TË MËDHA
PARA DHE GJATË LUFTËS, NDAJ SHTETEVE BALLKANIKE …. 57
GJET NDOJ: SHQIPTARËT GJATË LUFTËS SË PARË
BOTËRORE, SIPAS DOKUMENTEVE TË ARKIVAVE
TË SHQIPËRISË ………………………………………………………………………. 59
QERIM LITA: SHQIPTARËT NË PRAG TË LUFTËS
SË PARË BOTËRORE …………………………………………………………….. 64
SABIT SYLA: DRENICA GJATË LUFTËS SË PARË BOTËRORE . 78
ISAK SHERIFI/SKENDER ASANI: PROGRAMI I
QEVERISË SHQIPTARE NË KONFERENCËN E PAQES
NË VERSAJË (1919)………………………………………………………………….. 86
HAKI KASUMI: GJENDJA NЁ KOSOVË GJATË LUFTËS
SË PARË BOTËRORE …………………………………………………………….. 93
NEBI DERVISHI: PJESËMARRJA E SHQIPTARËVE NË
LUFTËN E ÇANAKALASË (24 PRILL – 8 GUSHT 1915) ………….. 104
NAIM HALIMI: SHQIPTARËT DHE TROJET E TYRE
NË PROPAGANDËN SERBE GJATË LUFTËS
SË PARË BOTËRORE …………………………………………………………… 114
MEMLI KRASNIQI: PËRFSHIRJA E GRUPEVE USHTARAKE
TË ESAD PASHËS NË LUFTËN E PARË BOTËRORE ……………. 127
ISAMEDIN AZIZI: PRETENDIMET TERRITORIALE
DHE ÇËSHTJA E KUFIJVE TË SHQIPËRISË …………………………… 133
RUDINA MITA/BESNIK BAJRAMI: ELBASANI GJATË
LUFTËS SË PARË BOTËRORE ……………………………………………… 148
SEVDAIL DEMIRI: DISA RELACIONE DIPLOMATIKE
BULLGARE, PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT,
GJATË VITIT 1914 …………………………………………………………………. 156
BEDRI TAHIRI: VEPRIMTARIA LUFTARAKE E AZEM
GALICЁS GJATЁ LUFTЁS SЁ PARЁ BOTЁRORE …………………… 170
BUJAR DUGOLLI/DURIM ABDULLAHU: PARAQITJA
E LUFTËS SË PARË BOTËRORE NË TEKSTET E HISTORISË
NË KOSOVË, SHQIPËRI DHE MAQEDONI ………………………….. 185
ARDIAN LIMANI/BESNIK EMINI: PASQYRIMI I LPB−SË
NË HISTORINË E POPULLIT SHQIPTAR DHE HISTORINË
E POPULLIT MAQEDONAS ………………………………………………….. 207
BLERIM REKA: ONE CENTURY OF THE 1ST WW:
FROM COLD WAR TO HOT PEACE ……………………………………. 210
REZYME ………………………………………………………………………………. 223
21 comments
Pingback: ks pod
Pingback: a fantastic read
Pingback: ดูไพ่ยิปซี
Pingback: trustbet
Pingback: read
Pingback: ฟิล์มกรองแสง
Pingback: คายัค
Pingback: แทงหวย24
Pingback: altogel slot login
Pingback: dultogel login
Pingback: https://stealthex.io
Pingback: office for rent phuket
Pingback: เว็บพนันเกาหลี
Pingback: เช่ารถตู้พร้อมคนขับ
Pingback: faw99
Pingback: เครื่องทำน้ำแข็ง
Pingback: Learn More
Pingback: สื่อการสอนฟรี
Pingback: หัวพอต Marbo
Pingback: บับเบิ้ล
Pingback: altogel