Thirrje për botimin e punimeve në “STUDIME ALBANOLOGJIKE”

Të nderuar studiues, bashkëpunëtorë dhe kolegë,

Redaksia e revistës shkencore “Studime albanologjike”, që botohet nga Instituti i Trashëgimisë
Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, një revistë me karakter ndërkombëtar, është në
përgatitje e sipër të numrit të ri, pra numrit 21.
Siç e dini tashmë, sepse revista ka një traditë disavjeçare, punimet që botohen në këtë periodik
shkencor kanë të bëjnë me çështje problemore të këtyre fushave shkencore: gjuhë shqipe,
letërsi shqiptare, histori shqiptare, folkloristikë, etnologji, etnomuzikologji, antropologji,
pa i përjashtuar edhe ndërlidhjet e tyre me fushat e tjera të shkencave humane . Përveç
punimeve studimore, në këtë revistë publikohen edhe recensione për vepra te caktuara, të
botuara kohëve e fundit nga fushat e sipërpërmendura.
Prandaj, nëpërmjet këtij e-maili ju ftojmë që të dërgoni një punim, që nuk është botuar më
parë në gjuhën shqipe në periodikun shkencor shqiptar, ose edhe ndonjë recension, po
ashtu të pabotuar më parë, për botime të reja studimore nga fushat e lartpërmendura.
Punimet duhet të jenë në formatin elektronik Word me madhësi të shkronjave 12 dhe me
hapësirë mes rreshtave 1.5. Teksti i dërguar duhet ta ketë këtë strukturë:

– Emri dhe mbiemri i autorit;
– Emri i institucionit ku punon;
– Titulli i punimit;
– Abstrakti i punimit me 500 karaktere ose 200 fjalë;
– Fjalët çelës të punimit;
– Teksti si tërësi (një tabak autori: deri në 30.000 karaktere ose 6.000 fjalë);
– Rezyme në gjuhën angleze (2.000 shenja ose 400 fjalë);
– Bibliografia me të gjitha referencat e përdorura ne tekst, sipas renditjes alfabetike, duke u
bazuar në mbiemrat e autorëve të referencave.

Fusnotat duhet të jenë sipas këtij tipi: emri e mbiemri i autorit, titulli i librit, shtëpia botuese, viti i
botimit, numri i faqes.
Recensionet e dërguara duhet të jenë të shoqëruara edhe me ballinën e librit që prezantohet.
Me këtë rast ju njoftojmë se punimet do të kalojnë në duar të dy recensentëve, që në mënyrë
anonime do t’i recensojnë punimet.

Punimet do të pranohen deri më 30 qershor 2021 në adresat elektronike:
studimealbanologjike@itsh.edu.mk dhe në: studimealbanologjike@yahoo.com.
Deri më 15 korrik 2021 redaksia do t’i njoftojë autorët për botimin e tekstit të tyre.

Redaksia revistës “Studime albanologjike”
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

Drejtori Asani: Na pret bashkëpunim i frytshëm me Bashkësinë Islame

Shkup, 23 janar 2023 – Sot, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …