SOT NË PARIS SHPALOSET FLAMURI I VLERAVE TONA KOMBËTARE /ДЕНЕС ВО ПАРИЗ Е ПОСТАВЕНО ЗНАМЕТО НА НАШИТЕ НАЦИОНАЛНИ ВРЕДНОСТИ / TODAY IN PARIS IS GETTING UNFOLD THE FLAG OF OUR NATIONAL VALUES

SOT NË PARIS SHPALOSET FLAMURI I VLERAVE TONA KOMBËTARE

Përshëndetje….
Faleminderoj mikun tim Jahja Lluka për organizimin kësaj ngjarje, e cila po na bën bashkë në një moment kur pikërisht këtu në Prishtinë po shënojmë 50 vjetorin e vdekjes së iluministes sonë të shquar Parashqevi Qiriazi, një grua kjo së cilës ende nuk i kemi dalur hakut aq sa duhet. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ne si ITSHKSH në Shkup, të ndriçojmë anët panjohura të jetës dhe veprës së saj, duke e botuar Ditarin e kujtimeve nga ditët e Konferencës së Versajës (1918).
Ne sot kemi arsye të ndjemi mirë edhe për një motiv tjetër: Në fakt pikërisht sot, në Paris, në selinë e UNESCO-s, shfaqet filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Parashqevi Qiriazit, në 50 vjetorin e vedekjes së saj, i përgatitur nga ITSHKSH dhe Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje, siç dihet ka qenë planifikuar më herët, për arsye se emri i Parashqevi Qiriazit ishte futur në kalendarin e ngjarjeve kryesore të UNESCO-s për muajin dhjetor, dhe kjo, përpos që është një mirënjohje ndërkombëtare për këtë grua të shquar shqiptare, është, gjithsesi, mirënjohje edhe për neve si komb.
Mbetemi me shpresë që Parashqevi Qiriazi do të shndërrohet në pasaportë kulturore e diplomatike edhe për shtetin e Kosovës, duke ia hapur dyert në arenën ndërkombëtare, përfshi edhe UNESCO-n, aspiratë kjo e kahershme për të qenë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara në fushën e kulturës materiale dhe shpirtërore.
Ne sot përmes Ditarit dhe Filmit dokumentar, po prezantojmë një epizodë të shkurtër nga jeta dhe vepra e Parshqevi Qiriazit, sepse emri i saj është shumë më i madh dhe mbetemi me shpresë që profili i plotë i kësaj gruaje të shquar shqiptare do të studiohet dhe hulumtohet nga autorë e ekipe specialistësh në të ardhmen, për arsye se Parashqevi Qiriazi, bashkë me vëllezërit dhe me motrën Sevastinë, paraqesin shiritin e çmueshëm të memories kombëtare, ku janë ruajtur të gjitha përpjekjet, sakrificat dhe ngjarjet me karakter kombëtar, duke filluar që nga hapja e Mësonjtores së parë për çupa në Korçë, më 23 tetor 1891, pastaj Kongresi i Alfabetit në Manastir (14-22 nëntor 1908) për të vazhduar në rrumbullakimin e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për Pavarësi, në vitin 1912, ku familja Qiriazi, me përpjekje titanike, ishte një prej flakadanëve kryesor që kësaj ngjarjeje ia hapi udhën në shtigjet e errëta të historisë.
ITSHKSH , në strategjinë e vet hulumtuese – shkencore, ka si objektiv artikulimin dhe afirmimin e atyre vlerave kombëtare, të cilat kanë qenë vendimtare në ngritjen dhe zhvillimin tonë si komb dhe si shoqëri. Pjesë e kësaj strategjie është edhe puna që po prezantojmë sot para jush, kurse në vitet në vijim na presin edhe shumë angazhime, të cilat do të jenë vazhdimësi e një misioni, jo vetëm shkencor, por edhe emancipues.

Uroj të jemi bashkë në projekte e ide që na avancojnë dhe afirmojnë në sytë e botës si komb i qytetëruar, ndërkohë që shërbimin më të madh që mund t’ia bëjmë aktualisht Kosovës është pikërisht kjo që po ndodhë sot në Paris, duke shpalosur flamurin e vlerave në horizontet më të larta të afirmimit ndërkombëtar.

Ju faleminderoj për vëmendjen!

Prishtinë, 17 dhjetor, 2020

Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH në Shkup

……………………………………….

ДЕНЕС ВО ПАРИЗ Е ПОСТАВЕНО ЗНАМЕТО НА НАШИТЕ НАЦИОНАЛНИ ВРЕДНОСТИ

Поздрав….

Му се заблагодарувам на мојот пријател Јахја Лука за организирањето на овој настан, кој што не спојува токму сега кога тука во Приштина ја одбележуваме 50-годишнината од смртта на нашата истакната илуминистка Параскеви Киријази, жена на која и должиме уште многу повеќе успеси. Ова беше и причината што ние како ИДКНА во Скопје, придонесовме кон расветлувањето на непознатите аспекти од нејзиниот живот и дело, објавувајќи го Дневникот на мемоарите во текот на деновите поминати на Версајската Конференција (1918).
Денес, ние имаме уште една причина што не прави да се чувствуваме уште повеќе среќни: Всушност, токму денес, во Париз, во седиштето на УНЕСКО, се прикажува документарниот филм посветен на животот и делото на Параскеви Киријази, на 50-годишнината од нејзината смрт, подготвен од страна на ИДКНА и Министерството за култура во Северна Македонија. Овој настан, како што е познато, беше планиран од уште порано, бидејќи името на Параскеви Киријази беше вклучено во календарот на главните настани на УНЕСКО за месец декември, а ова, освен што е меѓународно признание за оваа истакната Албанка, е сепак, благодарност за нас како нација.
Остануваме со надеж дека Параскеви Киријази ќе стане културен и дипломатски пасош и за државата на Косово, отворајќи ги своите врати кон меѓународната арена, вклучително и УНЕСКО, една наша долгогодишна аспирација да бидеме дел од оваа важна организација на Обединетите Нации во областа на материјалната и духовната култура.
Денес, преку Дневникот и Документарниот филм, ви претставуваме кратка епизода од животот и делото на Парскеви Кириази, бидејќи нејзиното име е многу поголемо и остануваме надежни дека во иднина профилот на оваа истакната Албанка ќе се проучи и истражува во целост, од страна на автори и специјални тимови, затоа што Параскеви Киријази, заедно со нејзините браќа и со сестрата Севасти, ја претставуваат скапоцената лента на националната меморија, каде што се зачувани сите напори, жртви и настани од национален карактер, почнувајќи од отворањето на првото Училиште за девојчиња во Корча, на 23-ти октомври 1891 година, потоа на Конгресот на Азбуката во Битола (14-22 ноември 1908 година) за потоа да се заокружат вековните напори на Албанците за независност, во 1912 година, каде семејството Киријази, со титанички напори, беше едно од главните пламнали што го трасираше патот за овој настан во темните патеки на историјата.
ИДКНА, во својата истражувачко-научна стратегија, има за цел артикулација и афирмација на оние национални вредности, кои биле клучни во воспоставувањето и развојот на нашата нација и општество. Дел од оваа стратегија е работата што ви ја презентираме денес, а во наредните години ќе имаме уште многу повеќе обврски, што ќе биде продолжение на една мисија, која нема да биде само научна, туку и еманципаторска.

Посакувам да бидеме заедно во проекти и идеи што придонесуваат кон нашето унапредување, и нè афирмираат во очите на светот како една цивилизирана нација, додека најголемата услуга што можеме да му ја направиме на Косово е токму она што се случува денес во Париз, со поставувањето на знамето на вредностите на највисоките хоризонти на меѓународната афирмација.

Ви благодарам за вниманието!

Приштина, 17 декември, 2020 год.

д-р. Скендер Асани, директор на ИДКНА во Скопје

……………………………………………………….

TODAY IN PARIS IS GETTING UNFOLD THE FLAG OF OUR NATIONAL VALUES

Greetings….
I want to thank my friend Jahja Lluka for organizing this event, which is bringing us together at a time when right here in Pristina we are marking the 50th anniversary of the death of our prominent illuminist Parashqevi Qiriazi, a woman to whom we owe even more successes and achievements . Also, this was the reason why we, as ISCHA in Skopje, shed light on the unknown aspects of her life and work, by publishing the Diary of Memoirs from the Days spent at the Versailles Conference (1918).
Today we have reason to feel even more happier: In fact, today, in Paris, at the UNESCO headquarters, is shown the documentary film dedicated to the life and work of Parashqevi Qiriazi, on the 50th anniversary of her death, prepared by ISCHA and the Ministry of Culture of North Macedonia. As it is known, this event was planned earlier, because the name of Parashqevi Qiriazi was included in the calendar of the main UNESCO events for the month of December, and this, apart from being an international recognition for this prominent Albanian woman, is , however, gratitude for us as a nation.
We remain hopeful that Parashqevi Qiriazi will become a cultural and diplomatic passport for the state of Kosovo, by opening its doors to the international arena, including UNESCO, a long-standing aspiration to be part of this important organization of the United Nations in the field of material and spiritual culture.
Today, through the Diary and the Documentary Film, we are presenting a short episode from the life and work of Parshqevi Qiriazi, because her name is much bigger and we remain hopeful that in our near future is going to be researched and studied the full profile of this prominent Albanian woman by authors and teams of specialists, because Parashqevi Qiriazi, together with her brothers and her sister Sevasti, represent the precious ribbon of our national memory, where all the efforts, sacrifices and events of national character are preserved, starting from the opening of the first School for girls in Korça, on October 23, 1891, then the Congress of the Alphabet i Bitola (November 14-22, 1908), and to continue in rounding off the centuries-old efforts of Albanians for Independence, in 1912, where the Qiriazi family, with it’s titanic efforts, was one of the main flamethrowers that paved the way during the dark paths of history.
ISCHA, in its research and scientific strategy, as main objective has the articulation and affirmation of those national values, which have been crucial in the establishment and development of our nation and society. Part of this strategy is the work we are presenting to you today, and in the coming years we will have many more commitments, which will be a continuation of a mission, which is not only scientific, but also emancipatory.

I wish to cooperate together in projects and ideas that contribute to our advancement and at the same time affirm us in the eyes of the world as a civilized nation, while the greatest service we can currently do to Kosovo is exactly what is happening today in Paris, by unfolding the flag of our values on the highest horizons of international affirmation.

Thank you for your attention!

Prishtina, december 17, 2020

Dr. Skender Asani, director of ISCHA in Skopje

Shikoni gjithashtu

NGA E SHKUARA TEK E ARDHMJA, DUHET TË KALOJË KULTURA INSTITUCIONALE E KUJTESËS

(Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Eksodit të Bllacës në Qendrën përkujtimore “Bllaca 99”) …