Ka ndërruar jetë prof.dr. Shukri Rahimi, një prej historianëve më emblematikë që la pas vetes një qasje mjaft të përkushtuar ndaj historiografisë sonë kombëtare. Ai la mjaft vepra të rëndësishme, por ajo që e shquan atë në rrafshin e padiskutueshëm të vlerave kërkimore-shkencore është libri “Vilajeti i Kosovës më 1878-1912” , në të cilin janë sintetizuar të gjitha proceset historike me plot kundërshtime në mes të Lëvizjes kombëtare shqiptare dhe administratës Osmane të asaj kohe.
Prof.dr. Shukri Rahimi, në cilësinë e pedagogut dhe mentorit, ndoqi nga afër zhvillimin shkencor e akademik të dhjetëra historianëve, të cilët do të bëhen pastaj bartësit kryesor të mendimit historiografik shqiptar.
Me shuarjen e prof. Shukriut mbyllet edhe një kapitull i rëndësishëm i shkencave tona albanologjike, por në anën tjetër hapen horizonte të reja që mbi standardet shkencore që ai vendosi të vazhdojë studimi i periudhave e ngjarjeve të ndryshme nga e kaluara jonë.
Lavdi jetës dhe veprës së prof.dr. Shukri Rahimit!
Dr. Skender Asani, drejtor