“Shkupi, vet historia e Kosovës’, një botim me vlera të shumanshme

Sot në Institutin Albanologjik të Prishtinës në kuadër të Panairit të botimeve albanologjike, promovuam një libër të rëndësishëm – “ SHKUPI, VETË HISTORIA E KOSOVËS”, botuar nga ITSHKSH. Libri është ndërtuar mbi një faktografi të mbledhur nga terreni që lajtmotiv ka historinë e trevave verilindore ( Shkupin dhe Kosovën ).

Autoktonia e pandërprerë e shqiptarëve në qytetin e Shkupit dhe në trevat verilindore vjen përmes një dëshmie konkrete nga ministri i Punëve të Italisë z.A.Stranieri dhe konzulli i Italisë në qytetin e Shkupit, Giani , të cilët uhtruan detyra diplomatike para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me këtë botim, ITSHKSH po e përforcon bindjen se puna hulumtuese-shkencore është pjesë e pandarë e veprimtarisë botuese dhe këto dy aspekte do të ndiqen paralel gjatë periudhës pasuese.

Është një rast i mirë që botimet tona të kenë një qasje në një treg edhe më të gjerë, andaj Panairi i botimeve albanologjike që po mbahet këto ditë në Prishtinë, është një nxitje e re që puna jonë të ketë impakt edhe në hapësirat tjera akademike.

 

Prishtinë, 05. tetor 2022

Shikoni gjithashtu

MOTHER TERESA COMMITTED TO THE IDEA THAT THE MAN SHOULD NOT REMAIN LIKE A SKELETON WITHOUT HUMAN FEELINGS

  According to Mother Teresa, human nature needs the spiritual side more than the material, …