Nëse gjuha e unisuar shqipe kishte filluar të aplikohej në Maqedoni para se të mbahej Kongresi i drejtshkrimit, kështu po ndodhë edhe aktualisht me shënimin e 50 vjetorit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ku Shkupi po prin me ide që nderojnë kujtimin për këtë ngjarje të madhe kombëtare e kulturore.
Me iniciativë dhe propozim të ITSHKSH në Shkup është edituar një pullë postale që i dedikohet 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhë shqipe. Me këtë rast faleminderoj Gani Dardhishtën, udhëheqësin e Filatelisë në kuadër të Postave të Maqedonisë, për angazhimin dhe mbështetjen e kësaj ideje konkrete që intitucionalizon memorien tonë kolektive.
Kjo pullë do të promovohet në ITSHKSH më 14 nëntor, kur fillojnë edhe Ditët e Alfabetit që zgjasin deri më 22 nëntor dhe demonstron në praktikë intencën tonë që të intitucionalizohen të gjitha ngjarjet me karakter kulturor e kombëtatar, ku Shkupi do të luaj një rol të qenësishëm në këtë aspekt.
Duke qenë Kongresi i Drejtshkrimit një ngjarje madhore që kontribuoi në integrimin gjuhësor e kulturor të kombit tonë, edhe pulla që po prezantojmë sot është shprehje e pjesëmarrje dhe angazhimit në këtë Kongres të studiuesve e intelektualëve shqiptarë edhe nga Maqedonia.